Flash

Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit

Lapsi.al 25 March 2022
Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës të dalë nga

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Grupit të Rithemelimit për ndryshimet statutore të 11 dhjetorit. Ndryshimet në statut përfshijnë zhbërjen e strukturat drejtuese që ishin, shkarkim të nënkryetarëve, logo dhe vulë të re të partisë. Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Të plota 10 vendimet e Kuvendit Kombëtar:

  1. Miratimi i Statutit të ri të Partisë
  2. Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
  3. Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
  4. Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
  5. Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
  6. Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
  7. Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
  8. Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
  9. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
  10. Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës më 18 dhjetor 2021

 

Gjyqtari që shqyrtoi çështjen është Agron Zhukri, i cili fillimisht nuk pranoi të merrte çështjen përsipër por dorëheqja e tij u refuzua.

 

Të këshilluara

Zbulohen dy "shtëpi bari" në Krujë

Policia ka zbuluar 2 banesa të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave në fshatin Derven të Krujës. Dy persona janë arrestu...

10:21

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë do përfshihet nga kthjellime gjatë orëve të paradites. Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshm...

07:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI