Flash

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare: Nuk ka vend për panik nga gripi, karantinim në rreze prej tre km

Lapsi.al 21 March 2022
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare: Nuk ka vend për panik

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në një komunikim për mediat theksoi se nuk ka vend për panik nga ana e qytetarëve. Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika, në deklaratën e sotme ka nënvizuar se konsumimi i produkteve të shpendëve nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve. Sipas saj sugjerohet qe produktet të gatuhen mbi 75 gradë celsius.

Kika tha se janë në monitorim të gjitha fermat dhe gjithashtu sqaroi se është vendosur karantinim në një rreze prej 3 km.

“Protokolli parashikon që në rrezen prej 3 km quhet vatra, 10 km vendi monitorohet. Janë vënë në monitorim të gjitha fermat dhe do merren mostrat që do të analizohen. Kemi marrë masa të mëtejshme. Prodhimi i vezëve është i izoluar, autoriteti i ushqimit ka marrë të gjitha masat që të sigurojë publikun se nuk siguron problematika. Mjafton të merren masat siç është gatimi i produkteve në 70 gradë C”.

“Ky rast që është izoluar në datën 20 mars specifik, gripi qarkullon në fermat e fermave të oborrit, virusi është ARN që kërkon organizma të gjallë për t’u shumëzuar dhe për të kaluar tek shpendi tjetër. Për shkak të intesitetit të lartë në rast se konstatohen shpendë të ngordhur të lajmërohen, nuk ka vend në panik për ata që konsumojnë produkte, e prek njeriun nuk ka asnjë rast në botë që vjen nga ngrënia. Por vjen nga kontakti i tyre. Të mos prekë shpendë , 15 20 minuta dhe të mos jetë”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI