Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Historia e rrallë/ Fotoja e vetme mes Kennedy dhe Monroe, 3 muaj para se ajo të vdiste

Lapsi.al 21 March 2022
Historia e rrallë/ Fotoja e vetme mes Kennedy dhe Monroe, 3 muaj para se

Ky imazh bardh e zi, i marrë nga ish-fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Cecil Stoughton, është fotografia e vetme publike mes John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe së bashku. Ajo është ende e veshur me fustanin famëkeq, të ngushtë dhe të tejdukshëm me diamante të rremë që kishte veshur edhe kur këndoi më herët në Madison Square Garden në ditëlindjen e Presidentit.

Kennedy mban kokën të anuar pak dhe po shikon poshtë teksa dëgjon Marilyn. Vëllai i tij, Robert Kennedy, është duke qëndruar pranë çiftit duke parë. Fotoja është bërë në një shtëpi private në Manhattan dhe ekzistenca e këtij imazhi u mbajt sekret për dekada. Anthony Sherman, një nga agjentët e Shërbimit Sekret që ishte në detyrë atë natë e kujton shumë mirë.

“Oh mik! Nuk do ta harroj kurrë atë natë. Më caktuan në postbllokun pranë shtëpisë private ku po bëhej festa. Mbaj mend që një makinë u afrua dhe kur dera u hap doli kjo grua jashtëzakonisht e bukur, Marylin Monroe e shoqëruar nga një burrë i moshuar. Ajo kishte veshur këtë fustan - ose çfarëdo qoftë ai - ishte më shumë si një gjë e tejdukshme - që ajo, me sa duket, e kishte veshur në skenë. Çfarë nokauti.

Të gjithë u ndaluan dhe mbajtën frymën. Ajo erdhi drejt meje. Unë kisha një listë të njerëzve që ishin ftuar dhe më tha: “Përshëndetje, zotëri, unë jam Marilyn Monroe. Unë qëndrova duke bërë si i menduar: “Ju jeni Marilyn Monroe, OK”. Ne buzëqeshëm dhe ndërsa e lashë të kalonte, mendova, ëoë. Unë punoja për presidentin e Shteteve të Bashkuara, kështu që çdo moment ishte histori. Por kjo? Kjo, për mua, ishte histori” – tha ai.

Ndërsa Mathilde Krim kujton: "Marilyn erdhi e veshur me një copë të hedhur në trup. Si e mbuluar me temina, të cilat dukeshin sikur ishin ngjitur në lëkurën e saj, sepse rrjeta ishte një ngjyrë mishi".

Festimi i ditëlindjes së Presidentit Kennedy u mbajt në Madison Square Garden më 19 maj 1962 dhe morën pjesë më shumë se 15 mijë njerëz, duke përfshirë shumë të famshëm. Veprimtaria ishte një gala për mbledhjen e fondeve për Partinë Demokratike.

Fustani i Monroe ishte bërë nga një pëlhurë e tejdukshme dhe ngjyrë mishi, me 2500 diamante të rremë vezullues të qepura në të. Fustani ishte aq i ngushtë sa Monroe e kishte të vështirë ta vishte; ajo nuk kishte veshur asgjë poshtë tij.

Festa e ditëlindjes për mbledhjen e fondeve ishte nata e fundit e njohur kur Kennedy dhe Monroe mund të kenë kryqëzuar rrugët. Aty ajo këndoi versionin e konsideruar skandaloz të "Happy Birthday Mr. President".

Kur JFK doli në skenë për ta falënderuar, ai tha: "Tani mund të tërhiqem nga politika pasi më kënduan “Gëzuar Ditëlindjen” në një mënyrë kaq të ëmbël".

Publiku kishte shumë dyshime se aktorja e Hollivudit dhe Presidenti ishin dashnorë të fshehtë, por pas kësaj performance seksi i bëri ata objekt spekulimesh sidomos pasi Monroe të vdiste vetëm disa muaj më vonë. Ajo gjithashtu u përfol se kishte një lidhje edhe me vëllain e JFK, Robertin.

Sipas biografit Donald Spoto, Monroe dhe JFK u takuan 4 herë midis tetorit 1961 dhe gushtit 1962.

"Takimi i tyre seksual" i vetëm besohet të ketë ndodhur 2 muaj para koncertit në një dhomë gjumi në shtëpinë e Bing Crosby më 24 mars 1962, ka thënë masazheri i saj Ralph Roberts.

Më pak se 3 muaj pas kësaj fotografie, më 5 gusht 1962, Marilyn do të gjendej e vdekur nga një mbidozë barnash në shtëpinë e saj në Los Anxhelos. Ajo ishte 36 vjeç. Një vit më vonë, më 22 nëntor 1963, presidenti Kennedy u vra në Dallas, Teksas. Ai ishte 46 vjeç. ©LAPSI.al

JFK Monroe picture together

JFK Monroe picture together

 

Të këshilluara

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në Kosovë, ndoshta për herë të parë gjatë ish-Jugosllavisë, kishin filluar të normalizohen. Shk...

20:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI