Flash

Policia largon protestuesit e fundit që kishin mbetur para kryeministrisë

Lapsi.al 19 March 2022
Policia largon protestuesit e fundit që kishin mbetur para

Disa dhjetëra protestues që kishin mbetur para godinës së kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë larguar nga rruga prej efektivëve të Policisë së Shtetit. Edhe pse gjatë paradites numri i protestuesve ishte shumë herë më i madh, dhe një nga skenarët e tyre ishte edhe qëndrimi për 24 orë para kryeministrisë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, kishin mbetur fare pak persona, të cilët policia arriti t’i largonte pa incidente madhore.

Gjatë paradites, mijëra vetë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt kryeministrisë me pankarta në duar. Me pankarta në duar dhe me fjalime përpara zyrës së kryeministrit, protestuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për abuzimet që janë bërë javët e fundit me çmimet dhe ndërhyrjen që ka bërë qeveria për t’i frenuar ato.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI