Flash

Nuk ndalet protesta për çmimet/ Goci: Nëse na cënoni edhe ne do të tregojmë forcën tonë

Lapsi.al 19 March 2022
Nuk ndalet protesta për çmimet/ Goci: Nëse na cënoni edhe

Këtë të shtunë u zhvillua protesta e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve. Protestues të ardhur nga qytete të ndryshme u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" për të marshuar drejt kryeministrisë. Iniciatorët dhe organizatorët e protestës janë shprehur se nuk do të ndalen. Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka thënë se nuk kanë ndërmend ta ndalin protestën, pasi në çastin që ata bëjnë pushim, qeveria bën cirk dhe çmimet rriten sërish. Goci shtoi se nëse policia do të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve, ata do tu përgjigjen me të njëjtën formë.

"Ne nuk ndalemi. Sa herë ne bëjmë pushim, rritet çmimi i naftës, lëviz, qeveria bën cirk dhe fyen. Ne duam që kjo protestë, siç edhe e kemi lajmëruar që në tetor, nuk ndalon. Sot Policia e Shtetit erdhi dhe ndaloi një protestë legjitime, të cilën ne për arsye të ndryshimit të planit e kemi njoftuar dhe ata e injoruan totalisht duke sjellë forcat e policisë për të na shtyrë me dhunë. Sigurisht që këtu janë numrat e mjaftueshëm për t’iu kundërpërgjigjur kësaj dhune, por ne kemi ardhur për një gjë më madhore se kjo, sepse e kemi direkt me atë që është në krye të qeverisë dhe kemi ca kërkesa. Nuk janë kërkesa tonat dhe të disave. Janë kërkesa që në një javë që sheshi ka gëluar. Nëse nuk ka asnjë avancim për këto kërkesa, ne nuk kemi ndërmend që të bëjmë një hap pas. Çdo ditë që kalon, çdo kundër-aksion i policisë, do të prodhojë një kundër-aksion tjetër. Po lajmërojmë që nëse kjo vazhdon kështu, dhe ne na cënohet e drejta, njerëzit do të tregojnë forcën, qoftë edhe fizikisht për të ruajtur në radhë të parë të drejtën e protestës. Ne jemi absolutisht të gatshëm të luftojmë për të gjitha të drejtat tona. Ata nuk na tutin, nuk na frikësojnë. Unë nuk dola këtu të mbyll protestën, sepse sheshi është i hapur, hapësira publike është e qytetarëve dhe herën tjetër që do të vijnë të na pengojnë do të jemi ndoshta pak më shumë, le t’i bëjnë llogaritë mirë. Protesta vazhdon sot, do të vazhdojë ditët në vijim, nuk ka më ndalim", tha Goci.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI