Flash

Aksident i dyfishtë në Tiranë, motori përplas këmbësorin dhe një mjet tjetër

Lapsi.al 19 March 2022
Aksident i dyfishtë në Tiranë, motori përplas

Një aksident i dyfishtë ndodhi në bulevardin “Migjeni” këtë të shtunë me pasojë plagosjen e dy personave. Mësohet se fillimisht drejtuesi i motorit përplasi një këmbësor dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër.

Të plagosur janë këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit, të cilët ndodhen në spital.

“Më datë 19.03.2022, në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI