Flash

Preç Zogaj i del në mbrojtje Yuri Kim: 6 marsi nuk qe humbja e saj

Lapsi.al 18 March 2022
Preç Zogaj i del në mbrojtje Yuri Kim: 6 marsi nuk qe humbja e saj

Ndërkohë që një pjesë e madhe e komentartorëve e kanë analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit si një fitore të Berishës ndaj Bashës, Preç Zogaj ka dalë kundër rrymë. Ai jo vetëm që është përpjekur ta nënvleftësojë këtë garë, ku pesë nga të gjashta bashkitë i ka fituar Rama, por është bërë mburojë edhe për kritikat ndaj ambasadores amerikane e cilia u përfshi kokë e këmbë që në këto zgjedhje, non grata, Sali berisha të mos kishte as suksesin minimal. Një ditë pasi kishte vizituar shkodrën kryediplomatja amerikane iu drejtua kandidatëve për kryebashkiakë: “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”. 

Nga shumëkush kjo ndërhyrje u konsiderua si një penetrim i vrazhdë në garë duke shkelur edhe Konventën e Vienës që i ndalon diplomatëve të huaj të bëhen palë në garat politike të shtetit ku janë të arkedituar.

Komenti/ Andi Bushati: Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Por në shkrimin që Zogaj ka bërë në Panorama, ai jo vetëm nuk e quan fitoren e Berishës, por aq më pak e shef atë si një sfidë ndaj politikave të gabuara të  Yuri Kim. Në komentin e tij Zogaj shkruan kundër komentuesve që e interpretojnë këtë garë kështu: "Duan t’i ngarkojnë në kurriz të gjitha fitoret që kishte e ka në mendje Sali Berisha, përfshirë fitoren ndaj SHBA-ve. Është kjo që kanë në majë të gjuhës mbështetësit e tij. E dëgjojmë nëpër emisione, e lexojmë nëpër komente, ku militantët i shkojnë në thelb gjuhës së rrumbullakosur të liderëve kur reklamojnë “humbjen e SHBA-së”, “disfatën e ambasadores” a thua se SHBA dhe ambasadorja Kim kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. SHBA, siç e kemi nënvizuar disa herë, mbajnë qëndrime politike në përputhje me përparësitë e politikës së tyre të jashtme dhe me vlerat që mbrojnë. Por nuk ndërhyjnë në zgjedhje, nuk i mbajnë dorën njeriu. Mbështetja amerikane për parti dhe drejtues politikë është premisë për sukses, por jo vetë suksesi. Është një bonus për ata që e kanë. Varet prej tyre ta shndërrojnë në sukses ose jo. Sakaq ata që janë shpallur të padëshirueshëm nga SHBA nuk kanë asnjë shans të fitojnë shumicën për një arsye të thjeshtë: shumica dërmuese e qytetarëve  shqiptarë janë proamerikane. Jo vetëm për mirënjohje, por edhe sepse e shohin të lidhur ngushtë me SHBA sigurinë, pavarësinë dhe prosperitetin e tyre".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do...

07:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI