Flash

Mbi 300 ukrainas në Shqipëri/ A është e përgatitur Shqipëria për një valë refugjatësh të luftës?

Lapsi.al 15 March 2022
Mbi 300 ukrainas në Shqipëri/ A është e përgatitur

Një burim pranë ministrisë së Jashtme shqiptare tha për Lapsi.al se në të gjitha takimet që pati përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrel këtë të martë, ai mori garanci se në rast të përshkallëzimit të krizës humanitare në Ukrainë, Shqipëria do të hapë dyert për refugjatët që i ikin luftës.

Zyrtarët shqiptarë mësohet se i dhanë përgjigje pozitive kërkesës së Borrel dhe premtuan se vendi ynë do të bëjë pjesën e vet në strehimin e refugjatëve.

I njëjti burim tha për Lapsi.al se deri më tani, numri i shtetasve nga Ukraina që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë janë rreth 300 persona. Një pjesë e tyre, rreth 10 persona kanë kërkuar azil politik. Të tjerët janë strehuar tek të njohur apo pika kontakti që kanë krijuar përmes të tretëve.

Në Shqipëri ekziston një frymë solidariteti për refugjatët ukrainas, që janë kryesisht të moshuar, fëmijë dhe gra që i largohen bombardimeve ruse, ndërsa luftën me rusët po e përballojnë burrat nga 16 deri në 65 vjeç.

Por Shqipëria ende nuk ka një plan se sa refugjatë mund të përballojë, se sa do të jetë kostoja e pritjes të tyre dhe ku do të strehohen ata. Deri më tani është rënë dakort parimisht, që refugjatëve ukrainas t’u krijohen kushtet e nevojshme për strehim, por kapacitetet e strehimit janë të pakta.

https://lapsi.al/2022/03/15/a-do-te-strehoje-shqiperia-refugjate-lufte-nga-ukraina-zbardhet-takimi-cuci-borrell/

Aftësitë për pritjen e refugjatëve nga vendi ynë u duk sikur u testuan në pritjen e afganëve që mundën të arratisën nga regjimi taleban.

“Sherri” i stisur i kryeministrit Rama me ndjekësit në Facebook, mikpritja spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe akomodimi në vilat bregdetare rezultoi të ishin një fluskë sapuni. Strehimi i afganëve në Shqipëri përfundoi si një operacion i paguar nga shoqatat e Soros, ndërsa një pjesë e afganëve vazhdojnë të jetojnë në hotelet në bregdet.

Në anën tjetër, sirianët që ikin nga kampet e Greqisë dhe futen në territorin shqiptar, shpesh dergjen rrugëve në kërkim të lëmoshës. Pak javë më parë, një prej tyre u gjet i pajetë në trotuarin e “Rrugës së Durrësit” në Tiranë, ndërsa të disa të tjerë kanë ngrirë në borë gjatë dimrit që kaluam.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI