Flash

Kulisat/ Duka sfidon Veliajn, për herë të gjashtë në krye të FSHF

Lapsi.al 15 March 2022
Kulisat/ Duka sfidon Veliajn, për herë të gjashtë në

Armand Duka ka sfiduar deri në fund Erion Veliajn duke u zgjedhur sot për një mandat të gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të futbollit, ndonëse kryebashkiaku i Tiranës falë presionit politik mbi gjykatat pati marrë vendim që e anullonin mbledhjen e asamblesë që zhvilloi punimet sot. Duke kthyer mbrapsht shprehjen e Veliajt se "futbolli ka mbetur ishulli i fundit që nuk e kemi marrë", Duka u kundërpërgjigj. Gjatës fjalës së tij, para se të votohej me 37 vota (nga 55 gjithsej), ai tha se futbolli është një ishull më i mirë sesa mesasatarja e Shqipërisë.

Por mbledhja zgjedhore e cila ishte legjitimuar nga pjesmarrja në sallë e përfaqësuesve të UEFA dhe FIFA dukej qartë që nuk ishte konsensuale. Ajo u bojkotua nga njeri prej kandidatësve, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, i cili e konsideronte këtë një tubim të paligjshëm dhe nga rreth 12 delegatë pasues të tij.

Tensionet në FSHF u rritën që në momentin kur në publik u përhap një audio përgjim i Erion Veliajt që i bënte presion komunitetit të futbollit për të mos votuar më Dukën.

Lexo me tej:

Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Përgjimi ishte skandaloz. Për të çliruar “ishullin e fundit” që i ka mbetur jashtë kontrollit rilindjes, politikani “boleçelik” premtonte përndjekjen e armiqve të tij futbollistikë me prokurori dhe gjykata.

Nga dita e publikimit të audio përgjimit skandaloz me një shpejtësi rrufe gjashtë gjykata të vendit morën vendime kundër FSHF-së, prokuroria e Tiranës bëri sekuestrime dhe kërkoi pezullim të zyrtarëve të futbollit dhe më në fund, tre ditë para garës për presidentin, Duka u pezullua nga detyra bashkë me një grup zyrtarësh të tjerë, vetëm për të bërë të pamundur organizimin e zgjedhjeve. 

Skanimi/ Pesë lajthitjet e Veliajt në betejën për të marrë FSHF

Kjo bëri që data e parë e zgjedhjeve në 6 mars të shtyhej. Duka bëri një deklaratë që shumëkush e mori si një fitore të Erion Veliajt: ""Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t'i propozoj dhe do t'i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër" sqaroi Duka.

Por në media kjo shtyrje u përfol si një shenjë kompromisi mes presidentit të FSHF-së dhe kryeministrit Rama. ndërmjetës mes tyre hyri prefidenti i shoqatës europiane të futbollit, UEFA, Ceferin i cili e kërcënoi kryeministrin shqiptar me përjashtim të Shqipërisë nga garat kontinentale dhe me anullimin e finales se Conference League që do të mbahet në Tiranë në muajin maj, nëse qeveria ndërhynte në zgjedhjet e futbollit.

Konflikti i FSHF/Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s

Nga ky moment filluan të qarkullojnë fjalë se Rama e kishte shitur Veliajn dhe po shkonte drejt një kompromisi.

Vendimi për shtyrjen me dy javë të datës së zgjedhjeve u interpretua si kohë që iu dha Veliajt për të gjetur një rrugëdalje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga ky moment e ndali sulmin publik ndaj Dukës dhe disa padi kundër tij u tërhoqën nga gjykata.

Kjo bëri që ndonëse i kontestuar Armad Duka të zgjidhej sot për një mandat të gjashtë në krye të FSHF-së. Por të shumtë janë ata që besojnë se kurthi i politikës ndaj tij nuk ka mbaruar. Disa çështje gjyqësore mbeten të hapura dhe nuk do të jetë çudi që gjykatat e komanduara nga pushteti të 'hakmerren" pasi Rama të ketë hedhur lumin e finales në Conference League në fund të majit në Tiranë. 

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI