Flash

Protesta/ Si u shndërrua Rama në magjistarin e kontrollit të tregut

Lapsi.al 13 March 2022
Protesta/ Si u shndërrua Rama në magjistarin e kontrollit të

Mjaftuan vetëm pak ditë protesta për të vërtetuar një gjë që jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë, atë se regjimit të Ramës gjërat i merren vetëm me forcë. Se ai lëshon vetëm kur ndjen frikë.

Kjo ndodhi edhe me uljen e beftë të çmimit të karburantit që rezultoi se nuk u vendoskërka as nga oligarkët mëkatarë, as nga tregu i lirë, por nga njeriu që kontrollon gjithçka.

https://lapsi.al/2022/03/12/andi-bushati-kjo-nuk-eshte-nje-proteste-anti-perendim/

Kur nafta vajti në pikat fundore 290 lekë për litër shumë zëra kërkuan ndërhyrjen e shtetit për ta rregulluar këtë anomali. Ata e bënin këtë nisur dhe nga fakti se çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është afërsisht 100 lekë për litër, ndërsa taksat mbi karburantet janë rreth 105 lekë për litër.

Por në fillim të javës kryeministri u tall me protestuesit duke deklaruar se qeveria nuk ka çtë bëjë për rritjen e çmimit të naftës pasi vendi jeton në një sistem të ekonomisë së tregut. Kur përmasat e protestës u rritën dhe kulmuan në manifestimin e madh të së shtunës, një komision qeveritar vendosi që çmimi i naftës në të gjitha pikat e vendit të jetë 217 lekë për litër. Pra teoria "e vendos tregu" u harrua dhe me një të rënë të lapsit çmimi u ul me gati 60 lekë për litër. Menjëherë pas deklaratës së Ramës në fillim të javës për mosndërhyrje në treg, çmimet e karburantit shkuan deri në 290 lekë për litër. Por kur vala e protestës filloi të ngrihej shefi i qeverisë i shantazhoi importuesit duke i paraqitur si mëkatarë të cilëve në këtë moment iu jepej rasti ti lanin ato.

https://lapsi.al/2022/03/12/rama-prezanton-paketen-e-masave-ndaj-rritjes-se-cmimeve-indeksimin-e-pensioneve-dhe-3-mije-leke-ne-muaj-per-familjet-ne-nevoje/

Si pasojë e këtij kërcënimi të Ramës "tregu i lirë" e zbriti çmimin me gati 60 lekë.

Atëherë me të drejtë mund të pyesim: kush vendos se sa thellë do i futet dora në xhep qytetarëve: ekonomia e liberalizuar, importuesit, apo autokrati që kontrollon gjithçka?

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI