Flash

Falsifikonin biletat e linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë, arrestohet faturino dhe shpallen dy persona në kërkim

Lapsi.al 11 March 2022
Falsifikonin biletat e linjës së autobusëve

Një 25-vjeçar me profesion faturino është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Bileta", në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë", njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Masat ajrore me origjinë nga Verilindja e kontinentit Europian kanë përfshirë vendin tonë. Pritet të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësiras...

07:42

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI