Flash

“Ne nuk e sulmuam Ukrainën”/ Ministri rus Lavrov për bombardimin e spitalit: Ishte bosh

Lapsi.al 10 March 2022
“Ne nuk e sulmuam Ukrainën”/ Ministri rus Lavrov për

Në një konferencë për mediat të mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas, ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov deklaroi se civilët janë pengje të batalioneve vullnetare ukrainase, dhe jo objektiv të ushtrisë ruse. Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se po krijonin armë biologjike në Ukrainë, duke ia mbajtur këtë të fshehtë Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lavrov tha se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit.

“Ne nuk e sulmuam Ukrainën,” shpjegoi ai, duke pretenduar se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Moska i sheh si të pavarura nga Ukraina.

"Civilët e gjetën veten peng në të ashtuquajturit batalione vullnetare. Ata po përdoren si mbrojtje njerëzore. Marrëveshja për korridoret humanitare është në zbatim. Është gjetur rruga më efektivët për të larguar civilët. Ne ju kujtuam kolegëve tanë se në Bjellorusi pala ruse ofroi propozime korrekte, dhe pala ukrainase i mori këto ide. Duam të vazhdojmë marrëveshjen në territorin bjellorus. Operacionet ushtarake, këto vlerësime bëhen nga ministria ruse e mbrojtjes. Operacioni ynë është në shënjestër. Ne shohim se sa e rrezikshme është kontakti i ndërkombëtarëve dhe BE që ka shkelur parimet ndërkombëtare, duke dorëzuar armë vdekjeprurëse në Ukrainë, duke përfshirë sisteme mbrojtëse që janë të zhvendosura dhe mund të përdoren nga terroriste që mund të rrezikojnë civilët. Këto sisteme antiraketore, ato ku përfundojnë? Duhet t’i bëhet kjo pyetje politikanëve europian. S’ka një përgjigje se si do ta kontrollojnë këtë, Kërcënimet ndaj civilëve do vazhdojnë, por do të përhapen dhe në Europë. Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën. Ne ju kemi sqaruar juve se situata në Ukrainë ishte rrezik direkt për Rusinë", thotë Lavrov.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI