Flash

Rezultati i 6 Marsit detyron Ramën t'i japë fund pengmarrjes së PD-së me gjykatat e kapura

Lapsi.al 9 March 2022
Rezultati i 6 Marsit detyron Ramën t'i japë fund pengmarrjes

Prej muajsh, gjykatën e Tiranës po e mbajnë në një ngërç që mban pezull vendimin, që i jep edhe fuqi ligjore lidershipit të Partisë Demokratike. Vendimi nuk ka ndonjë komplikim. Bëhet fjalë për një akt të thjeshtë formal regjistrimi të statutit të PD-së, por procesi prap është bllokuar.

Ndryshimet e statutit dolën nga kuvendi i 11 Dhjetorit krijuan Komisionin e Rithemelimit dhe vendosën shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së. Gjykata duhet të marrë vendim për regjistrimin ose jo të tyre në gjykatë. Më herët, Basha kishte depozituar disa ndryshime të tjera statutore që ishin marrë në Kuvendin e 17 Korrikut. As për ato nuk ka vendim.

Dy pretendimet në gjykatë krijuan debatin për numrat e delegatëve që kishte njëri apo tjetri në kuvendet e Dhjetorit. Berisha numëroi 4446 delegatë në stadiumin Air Albania, ndërsa Basha pretendoi se mblodhi 5004 delegatë në sallën me 1850 karrige tek Pallati i Kongreseve.

Lufta mediatike dhe përplasja e dhunshme në 8 Janar u amplifikuan nga vonesa e gjykatës, që duke mos marrë një vendim mbajti gjallë përçarjen në PD.

Gjyqtari i ngarkuar me këtë proces, Agron Zhukri është përfolur në media si njeri i Berishës. Por ai po hesht dhe megjithëse kemi të bëjmë me një akt formal, po heziton ta regjistrojë “statutin e PD-së së Berishës”. Sado i afërt të ketë qenë me Berishën në të kaluarën, për Zhukrin duket e vështirë të ndërmarrë hapin formal të regjistrimit të statutit të ri të PD-së.

Presioni publik i “Rilindjes” e cila po luan prej kohësh “pro” Lulzim Bashës është i dukshëm dhe vjen në kontrast të fortë me shërbimin e shpejtë të gjykates në sherrin mes FSHF-së dhe Erion Veliajt.

Kryetari i bashkisë së Tiranës u betua se “do t’ia nxinte jetën” Armand Dukës me prokurori dhe SPAK. Dhe ashtu ndodhi.

Por përveç prokurorëve që u sulën në zyrat e FSHF-së, gjykata u vu në lëvizje me një shpejtësi rrufe, kur iu nevojit Erjon Velisë. Brenda 24 orësh u vendos që zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit për Tiranën ishin të parregullta dhe menjëherë u regjistrua një shoqatë e re, me një kryetar të paracaktuar nga Erion Veliaj. Sistemi gjyqësor mori vendim menjëherë, kur ia kërkoi Veliaj, por po vonohet në rastin e opozitës.

Diferenca, kur në njërin rast zvarritet pa fund regjistrimi i statutit të PD-së dhe në anën tjetër regjistrohet brenda ditës një shoqatë e re, është një provë më shumë se gjykata e “drejtësisë së re” dirigjohet direkt nga Edi Rama.

Çështja është që në 6 Mars Basha e nxorri "PD e vulës" parti të tretë. Tani nuk ka më dilema se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike. Për më tepër, deputetët që i kanë mbetur Lulzim Bashës pas humbjes së 6 Marsit, numërohen me gishtat e njërës dorë. Edhe në parlament, pesha e tij tani është nul.

Me panoramën e re që krijoi rezultati i 6 Marsit, zvarritja e mëtejshme e vendimit të gjykatës bën efektin e kundërt që dëshiron Edi Rama. Në vend se ta nxisë intrigën brenda opozitës, po del hapur sponsorizimi i Lulzim Bashës nga Edi Rama. Dhe kjo supozohet që duhet mbajtur e fshehtë./Lapsi.al

Të këshilluara

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por...

12:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI