Flash

Rama i përgjigjet qytetarëve për shqetësimin e rritjes së çmimeve: Na duhet kurajo dhe dinjitet

Lapsi.al 9 March 2022
Rama i përgjigjet qytetarëve për shqetësimin e rritjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me temën aktuale të rritjes së çmimeve, duke specifikuar në përgjigjen e tij, çështjen e energjisë.

Sipas tij, pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë në treg, familjarët dhe biznesi i vogël nuk e kanë ndjerë ndryshimin, për shkak të politikave që ka ndjekur qeveria.

Rama kërkon t'i bindë qytetarët duke pritur prej tyre që të shohin dhe realitetin e vendeve fqinje, si dhe sugjeron që të qëndrojnë kurajoz e me dinjitet në këtë periudhë të vështirë që po kalon bota.

"E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:

QEVERIA KA VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIN E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Basha vendos: nuk dorëzohem, nuk dorëhiqem

Përkundër të gjitha thirrjeve për të hapur rrugë dhe për tu larguar pas humbjes katastrofale të 6 marsit, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të zprapset. Ai ka mbledh...

20:06

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI