Flash

Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD: Nuk mund të jemi humbës prej një dështaku

Lapsi.al 9 March 2022
Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD: Nuk mund

Deputetja Grida Duma, ka deklaruar përmes një postimi në rrjete sociale, se jep dorëheqjen prej postit të nënkryetares së Partisë Demokratike.

Që prej humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Duma dhe gati të gjithë mbështetësit e liderit aktual të PD, janë kthyer me tone të ashpra kundrejt tij.

Në reagimin e saj të fundit, Duma kërkon dorëheqjen e Bashës duke e cilësuar atë si një dështak që kërkon të përfitojë personalisht, ndërsa partia më e madhe e së djathtës prej një dekade qëndron në opozitë.

"Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!", shkruan Duma në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Basha vendos: nuk dorëzohem, nuk dorëhiqem

Përkundër të gjitha thirrjeve për të hapur rrugë dhe për tu larguar pas humbjes katastrofale të 6 marsit, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të zprapset. Ai ka mbledh...

20:06

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI