Flash

Sjellja naive e Bashës duke uruar 8 marsin/ Edhe ndjekësit në Facebook e masakrojnë në komente

Lapsi.al 8 March 2022
Sjellja naive e Bashës duke uruar 8 marsin/ Edhe ndjekësit në

Pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit, Lulzim Basha u gozhdua sot në komente në një postim që bëri në Facebook për të uruar festën e gruas.

Poshtë postimit të Bashës vërshojnë dhjetra komente denigruese dhe përbuzëse për kryetarin, që shpartallimin e PD-së në zgjedhje e njeh si anomali dhe jo si disfatë.

Që prej humbjes katastrofike në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit, Lulzim Basha ka reaguar vetëm një herë duke thënë se nuk ka humbur asnjë garë dhe se është përballur me masakra elektorale. Zgjedhjet e së dielës i cilësoi si anomali.

Mes demokratëve pati një reagim të fortë kundër Lulzim Bashës kur ky i fundit largoi Sali Berishën nga PD më nëntë shtator. Megjithatë Basha dhe klani i tij brenda PD-së e refuzuan këtë thirrje shurdhuese të demokratëve për largimin e Berishës.

Pika që derdhi gotën ishte gjashtë marsi. Zgjedhjet bindën këdo përtej dyshimit të arsyeshëm se Basha nuk përfaqëson më shumicën në opozitë. Nëse fusim në ekuacion edhe refuzimin e Bashës për të reflektuar mbi disfatën katastrofike që pësoi PD-ja nën drejtimin e tij, reagimi i popullit opozitar domosdo do të ishte më i acaruar. Mjafton një vëzhgim i shkurtër mbi komentet poshtë urimit të tij naiv për ditën e gruas, dhe panorama bëhet edhe më e qartë.

Një tjetër pasojë e gjashtë marsit ishte shpërthimi i frymës kundër Lulzim Bashës brenda grupit parlamentar besnik të tij. Emra si Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ervin Salianji, Flutura Açka, Ferdinand Xhaferri, Dash Sula e të tjerë, që e kishin mbrojtur me pathos prej muajsh në çdo dalje publike e studio televizive, tashmë atij i kërkojnë dorëheqjen.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por...

12:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI