Flash

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ PS merr Vorën dhe Rrogozhinën, vijon numërimi në bashkitë e tjera

Lapsi.al 7 March 2022
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ PS merr Vorën dhe Rrogozhinën, vijon

Partia Socialiste ka korrur dy fitoret e para në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit. PS ka marrë bashkinë e Vorës me kandidatin Blerim Shera; si dhe atë të Rrogozhinës me kandidatin Edison Memolla. Në Vorë, Shera kryesoi me 7530 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana me 2589 vota dhe atë të Partisë Demokratike, Ymer Marku që mori vetëm 687 vota. Ndërkohë në Rrogozhinë Memolla ka marrë 5401 vota dhe pas tij vendin e dytë e zinte Ferdinand Saraçi, kandidat i Partisë Demokratike, i cili ka marrë 21.8% të votave, ndërsa i fundit ka dalë Hekuran Xhani nga “Shtëpia e Lirisë”, i cili mori 17.8% të votave.

Tashmë numërimi vijon në të katër bashkitë e tjera; Lushnje, Durrës, Dibër dhe Shkodër.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI