Flash

Socialistët marrin edhe Lushnjën/ Drejt fitores edhe në Durrës e Dibër, Shkodra mbetet e Bardh Spahisë

Lapsi.al 7 March 2022
Socialistët marrin edhe Lushnjën/ Drejt fitores edhe në

Shkon në 3 numri i bashkive që e kanë mbyllur procesin e numërimit të votave pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme. Pas Vorës dhe Rrogozhinës, Partia Socialiste ka siguruar fitoren edhe në Lushnjë. Eriselda Sefa, kryetarja në detyrë e bashkisë së Lushnjes do vijojë ta drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e ardhshme. Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë rreth 59% të votave, ndërsa në vendin e dytë është renditur Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” me mbi 30% të votave. Indrit Sefa i Partisë Demokratike ka marrë rreth 11% të votave.

Procesi i numërimit vijon në bashkitë Shkodër, Durrës e Dibër por nuk pritet të ketë surpriza. Partia Socialiste po marshon drejt fitores edhe në dy bashki të tjera, përveçse në Shkodër ku duket se po shkon drejt fitores kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' Bardh Spahia.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një banesë në Surrel

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Surrel, Tiranë. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit B. T. dhe si pas...

10:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI