Flash

"Do jepni dorëheqjen?"/ Basha çudit me përgjigjen: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Lapsi.al 7 March 2022
"Do jepni dorëheqjen?"/ Basha çudit me përgjigjen:

Pas disfatës kolosale të pësuar në zgjedhjet e pjesshme lokale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për herë të parë për mediet. Basha tha se shumë qytetarët e braktisën procesin e votimin, teksa e cilësoi 6 marsin anomalinë e anomalive. Sipas Bashës shumica e qytetarëve që nuk kanë votuar kanë qenë mbështetës të PD.

“Me mospjesëmarrje të madhe votues të mitë, e braktisën se nuk kishte asnjë garanci shtesë. S’jam këtu për të debatuar me ju. E ka sqaruar Tabaku dje se aleanca e non gratave kërcënoi komisionerët vendas. Ne kemi denoncuar në SPAK 3 denoncime për Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën. Pra njerëzit e kuptojnë mirë që republika ka arritur në një pikë të papranueshme, e tregoi me mospjesëmarrje dhe elektorati. Na takon edhe ne të bëjmë reflektim të thellë”,-tha Basha.

Por ajo që çuditi më shumë se pretendimi që të gjithë ata që nuk votuan ishin pro PD-së, ishte përgjigja që kryetari i Partisë Demokratike dha kur u pyet nëse do të jepte dorëheqjen pasi po humbet edhe Shkodrën. Plot siguri, Basha tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një banesë në Surrel

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Surrel, Tiranë. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit B. T. dhe si pas...

10:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI