Flash

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Lapsi.al 5 March 2022
Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por ajo që qytetarët shqiptarë po e prekin më nga afër ka të bëjë me rritjen e çmendur të çmimit të naftës, i cili po ngrihet përditë me nga 100 lekë të vjetra për litër.

Këtë të shtunë, në pikat kryesore të vendit nafta u shtit me 2300 lekë nga 1900 që ishte vetëm pak ditë më parë.

Në tregun ndërkombëtar çmimi për fuçi po i afrohet 120 dollarëve. "Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%" shkruante sot revista ekonomike Monitor.al.

Sipas analistëve ndërkombëtarë disa nga shkaqet e kësaj rritjeje galopante lidhen me krizën e Ukrainës. Nga frika e luftës një pjesë e konsiderueshme e investitorëve po kërkojnë të grumbullojnë në treg sasi sa më të mëdha nafte rrezervë. Ky ndryshim i raportit mes kërkesës dhe ofertës ka ndikuar drejtpërdrejtë në çmim. Kjo dyndje për të siguruar sa më shumë naftë vjen edhe nga parashikimi se si hakmarrje ndaj sanksioneve të perëndimit Rusia mundet të ndërpresë përkohësisht furrnizimin e Europës me gaz dhe naftë.

Një rol të madh kanë luajtur gjithashtu edhe vetë sanksionet që u vunë kundër Rusisë. Ndonëse BE për interesat e saj nuk e ka ndaluar eksportimin e hidrokarbureve nga ky vend kufizimi që i është bërë atij përmes sistemit të pagesave po luan shumë rol. Vendimi i perendimorëve për të përjashtuar një pjesë të mëdhe të bankave ruse nga platforma ndërkombëtare bankare Sëift, e ka vështirësuar mundësinë e pagesave për karburantet që vijnë nga ky vend.

Dhe ky mendohet të jetë vetëm fillimi, pasi sipas parashikimeve çmimet mendohet të rriten edhe më shumë javën që vjen gjë që mund të shtojë dyndjen në pikat e karburanteve sipas parimit; "po e mbushe plot sot kursen diçka për nesër".

Në këtë situatë alarmante që ka impakt mbi të gjithë ekonominë qeveria duket sikur nuk po merr asnjë masë për të ulur taksat apo akzizën që rëndon mbi karburantet. Madje në të kundërt ajo i ka dhënë edhe një shtytje të lehtë ngritjes së çmimeve. Sipas Monitor.al një takse të re, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, e ka fryrë çmimin me 1.33 lekë për litër pa TVSH.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI