Flash

Çifti shqiptar u gjet i vrarë bashkë me dy fëmijët e mitur në banesë, zbulohet si autori tentoi që të zhdukte kufomat

Lapsi.al 3 March 2022
Çifti shqiptar u gjet i vrarë bashkë me dy fëmijët e

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin shqiptar e atë grek pasi një çift dhe dy fëmijët e tyre të mitur u gjetën të vdekur në banesë, në Andravida. Ishte fëmija i tretë, djala 12-vjeçar, që i gjeti familjarët të pajetë. Sipas të dhënave nga hetimet e para të kryera, oficerët e policisë kanë hedhur poshtë skenarin fillestar në të cilin babai ka dashur t'i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të tyre.

Media greke Protothema, duke iu referuar grupit hetimor, shkruan se autori ende i pazbuluar ka pasur qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta hyrja në banesë e 12-vjeçarit. Kjo u zbulua pasi trupat e prindërve janë gjetur në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në dysheme, pranë tyre. Fëmija tjetër 2 vjeç është gjetur i pajetë nga vëllai, i cili e ka tërhequr deri në rrugë ku ka bërtitur e të madhe për të kërkuar ndihmë.

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërsa plagët e shkaktuara në trupat e burrit dhe gruas janë të shkaktuara me armë zjarri.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Orët e para të ditës do të jetën me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen ...

08:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI