Flash

Bien poshtë skenaret për vrasjes makabre në Greqi, ish-bashkëshorti ka një alibi për natën e krimit

Lapsi.al 3 March 2022
Bien poshtë skenaret për vrasjes makabre në Greqi,

Autori i vrasjes së katërfishtë të çiftit shqiptar dhe dy fëmijëve të tyre të mitur është ende i paidentifikuar dhe i pakapur nga policia greke. Oficerët e policisë kanë hedhur poshtë dy nga skenaret e menduar fillimisht, atë të cilin babai Gjergji ka dashur t'i marrë jetën nënës Marisë dhe dy fëmijëve të tyre dhe skenarin e dytë ku vrasësi mund të ishte ish-bashkëshorti i nënës së vrarë. Sipas hetimeve, ai ka një alibi për natën e krimit, por megjithatë do të udhëtojë drejt Andravidas pasi i mbijetuari i vetëm i familjes, 12-vjeçari që gjeti familjen e pajetë është djali i tij nga martesa e mëparshme. Një tjetër mundësi që policia po shqyrton është vrasja e paramenduar nga një person me të cilin çifti kishte pasur grindje në të shkuarën. Autoritetet po presin për dëshminë e 12-vjeçarit, por mësohet se ai është në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Media greke Protothema, duke iu referuar grupit hetimor, shkruan se autori ende i pazbuluar ka pasur qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta hyrja në banesë e 12-vjeçarit. Kjo u zbulua pasi trupat e prindërve janë gjetur në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në dysheme, pranë tyre. Fëmija tjetër 2 vjeç është gjetur i pajetë nga vëllai, i cili e ka tërhequr deri në rrugë ku ka bërtitur e të madhe për të kërkuar ndihmë.

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërsa plagët e shkaktuara në trupat e burrit dhe gruas janë të shkaktuara me armë zjarri.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Orët e para të ditës do të jetën me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen ...

08:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI