Flash

Berisha: Rusia është armiku ynë, qeveria të dërgojë municione në Ukrainë

Lapsi.al 28 February 2022
Berisha: Rusia është armiku ynë, qeveria të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Durrës se mbështet çdo qëndrim të qeverisë shqiptare që është në të njëjtën linjë me NATO-n dhe Bashkimin Europian sa i takon luftës në Ukrainë.

“Mbështes çdo qëndrim të qeverisë që lidhet me vendimet e NATO-s, çdo detyrim që rrjedh nga anëtarësia e Shqipërisë në këtë aleancë dhe mbështetjen e të gjitha vendimeve të BE për Ukrainën. Shpreh keqardhjen time që qeveria shqiptare mund të jetë ndër më të paktat që deri në këtë moment nuk ka dhënë asnjë lloj ndihme materiale konkrete përveç qëndrimeve politike të përputhura plotësisht me SHBA dhe NATO”, tha Berisha.

Ai shtoi se Shqipëria duhet të dërgojë pa humbur kohë municione dhe pajisje mjekësore në ndihmë të Ukrainës duke e cilësuar Rusinë një armik të çdo shteti dhe njeriu të lirë.

“Nëse vendet e tjera po dërgojnë ndihma ju jeni dëshmitarë që 3 javë më parë kam kërkuar që të dërgohen në Ukrainë simbolikisht ndihma, municione dhe ndihma mjekësore. Për fat të keq në atë periudhë është mbajtur një qëndrim i papërgjegjshëm.

Rusët janë armiq të çdo shteti dhe njeriu të lirë, sot në këto ditë agresioni barbar ndaj ukrainasve. Çdo qytetar i lirë i botës duhet të ndihet ukrainas. Ndaj kërkoj që me urgjencë të niset ndihmat e mundshme për qeverinë dhe popullin ukrainas. Ne mund të nisim ato municione që mund të dërgohen aftësitë mbrojtëse të forcave tona të armatosura. Mund të nisim pajisje të ndryshme mjekësore për të qenë këto ditë të vështira përkrah popullit ukrainas”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI