Flash

Serbia krah Rusisë, Rama nuk heq dorë nga Ballkani i Hapur: Për momentin nuk ka asgjë për t'u shqetësuar

Lapsi.al 25 February 2022
Serbia krah Rusisë, Rama nuk heq dorë nga Ballkani i Hapur: Për

Serbia e autokratit Aleksandër Vuçiç nuk surprizoi as kësaj here. Zgjodhi të mos e dënonte agresionin rus në Ukrainë dhe as të mbështeste sanksionet e SHBA-së dhe Bashkimit Europian.

Disi e pritshme kjo për shkak të lidhjeve të forta historike me Rusinë, por e habitshme për një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Megjithatë më shumë sesa shqetësimi për qëndrimin e Serbisë në raport me këtë konflikt, për ne ka rëndësi pozicionimi i Shqipërisë kur është fjala te Ballkani i Hapur.

Ç'kuptim ka ky bashkëpunim në këtë kontekst të ri të zhvillimeve? Kryeministri Edi Rama nuk dha shenja tërheqje teksa është pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s. Ai e mbrojti këtë projekt dhe tha se për momentin s'ka asgjë për t'u shqetësuar. 

"Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo informacioni për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohej Ukraina që të zbulonim lidhjet e Serbisë me Rusinë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të Ballkanit të Hapur kjo është një cështje që pret pasi do të shikojmë në vijim shumë gjëra se si do të zhvillohet ky proces. Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të përputhur miqësitë, për të bërë Serbinë aleate të SHBA-së. As ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës. As nuk na ka shkuar ndërmend kjo gjë. Marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të Hapur janë strategjike rajonale për të shmangur rritjen e konfliktit që do t'i bënte një dëm të paparë rajonit. Ballkani i Hapur është më shumë sesa një projekt lokal, është një projekt që mbështetet nga SHBA dhe nuk e ka më atë kundërshti që ka pasur. Për momentin nuk ka asgjë për t'u shqetësuar", tha Rama.

Pavarësisht refuzimit kokëfortë të Ramës për të mos e vënë në pikëpyetje Open Balkan, projektin që lartëson pushtetin e tij dhe autokratit tjetër, Aleksandër Vuçiç, një gjë është e sigurt se pas agresionit në Ukrainë, Ballkani i Hapur duket gjithnjë e më i largët për Kosovën, Malin e Zi e Bosnjë Hercegovinën. Me gjasë ky projekt do të mbetet vetëm mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si 'sandwich' në mes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI