Flash

Funksioni i rëndësishëm i ngrohjes për të reduktuar dëmin e cigares

Lapsi.al 25 February 2022
Funksioni i rëndësishëm i ngrohjes për të reduktuar

Në lashtësi, njerëzit kanë ditur ta marrin ngrohjen vetëm përmes zjarrit. Sot, ngrohjen arrijmë ta përftojmë pa qenë e nevojshme të djegim diçka, siç ndodh për shembull me kondicionerët. Megjithatë, parimi i shmangies së djegies për të përftuar ngrohjen, nuk aplikohet vetëm në pajisjet për ngrohjen e ambientit.

Një funksion shumë i rëndësishëm që ka fituar këto kohë ngrohja në sajë të shkencës, është pikërisht reduktimi i riskut të cigares. Pajisjet me ngrohje janë rezultat i bashkëpunimit të teknologjisë me shkencën, duke sjellë një alternativë më pak të dëmshme për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.

Gjatë djegies, me tymin e cigares çlirohen 6 mijë kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara me shkencë se shkaktojnë dëme tek shëndeti dhe janë shkaktare potenciale sëmundjesh.

Pajisjet me ngrohje shmangin djegien dhe nuk çlirojnë tym, duke reduktuar kësisoj deri në 95% kimikatet e çliruara, në krahasim me cigaren.

Kjo kategori e re produktesh ka të dhëna premtuese kur vjen fjala për reduktimin e dëmit, ndaj edhe shumë ekspertë të shëndetit publik bëjnë thirrje që alternativa të tilla pa tym, të merren në konsideratë kur vjen fjala për politikat e shëndetit publik, për të njohur përfitimet e tyre në ndihmesën për të lënë cigaren dhe në reduktimin e riskut.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijonë të jetë gjatë paradites në dominim e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Por në zonat malore priten vranësira të leh...

07:40

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI