Flash

6 mijë euro për të kaluar kufirin/ Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri e më pas në vendet e BE-së

Lapsi.al 25 February 2022
6 mijë euro për të kaluar kufirin/ Trafik klandestinësh nga

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Smuggling’ në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 persona, dy janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Blutë bëjnë me dije se 23-vjeçari Ahmet Meslima me origjinë nga Siria, 39-vjeçari Durim Domi, dhe 20-vjeçaret Artemisa Ahmataj dhe Jesmira Korhysa transportonin emigrantët sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë, duke hyrë nga Greqia, e më pas i kalonin në Kosovë, Serbi e Hungari. Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i  kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave. Gjatë operacionit, këta shtetas janë kapur në flagrancë në një hotel, gati për të transportuar 5 shtetas sirianë.

Sipas hetimeve, është dokumentuar se këta persona janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijonë të jetë gjatë paradites në dominim e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Por në zonat malore priten vranësira të leh...

07:40

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI