Flash

Unioni i Transportit Publik: Nuk do të ketë abone për muajin mars

Lapsi.al 24 February 2022
Unioni i Transportit Publik: Nuk do të ketë abone për muajin mars

Qytetarëve do të duhet të paguajnë me lekë shërbimin e transportit urban duke filluar nga 1 marsi. Këtë të enjte, Unioni i Transportit Publik ka njoftuar se për muajin mars nuk do të ofrohen abone për qytetarët, pasi sipas tyre transporti publik ndodhet në kolaps ekonomik. Në një njoftim për mediat, Unioni i Transportit Publik informon qytetarët se në mungesë të një ndihme nga qeveria, është e pamundur për ta që të ofrojnë të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

"Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti. Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI