Flash

Lufta në Ukrainë/ Kosova të bëhet pjesë e NATO, të izolohet aleatja ruse në Ballkan

Lapsi.al 24 February 2022
Lufta në Ukrainë/ Kosova të bëhet pjesë e NATO, të

Bota në të cilën kemi rënë gjumë mbrëmë nuk është më bota në të cilën u zgjuam këtë mëngjes.

Një realitet i ri botëror ka nisur.

Rusia ka filluar bombardimin me synim pushtimin e një shteti 44-milionësh, Ukrainës, dhe bota perëndimore po shikon duke ngrënë thonjtë, edhe pse kishin kërcënuar se kjo nuk guxon të ndodhë.

Kush mund të ndjehet i sigurt në një realitet të këtillë?!

Pse nuk po i merr seriozisht Vladimir Putin kërcënimet dhe vijat e kuqe të liderëve perëndimorë?

Sigurisht se shtetet perëndimore, duke u marrë me problemet e brendshme, shpesh të krijuara artificialisht vetë, nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur qëllimeve të Federatës Ruse. Këtë terren të cilin, tashmë po shihet, se Putin ka vendosur ta shfrytëzojë në plotni.

NË ANËN TJETËR, klasa politike kosovare, sidomos në këto 7-8 vjetët e fundit është sjellur me ndjenjën e atij fëmijës, i cili mund të bëjë çfarëdo çapkënllëku që i bjen në mend dhe në fund i falet, se gjithmonë do ta ketë dashurinë dhe mbështetjen e parezervë të prindërve. Madje edhe kur fare nuk i kanë dëgjuar këshillat e prindërve.

Politika kosovare duhet të jetë tash e tutje shumë më serioze në raport me politikën e jashtme dhe bashkëpunimin me shtetet mike perëndimore, diçka që fatkeqësisht nuk e kemi parë tash e sa kohë.

Pasojat e gabimeve shumë të vogla prej sot mund të jenë të mëdha.

PESË SHTETET E BE-së, të cilat kanë hezituar ta njohin shtetësinë e Kosovës, duhet të reagojnë tash për ta dëbuar Rusinë nga Ballkani.

Tashmë është e qartë se i vetmi shtet i cili është rreshtuar me Rusinë në këtë pjesë të Evropës është Serbia. Mjafton të shihen ballinat e të përditshmeve beogradase dhe aty shpërfaqet në mënyrë agresive mbështetja për Rusinë dhe kundërshtimi i politikës demokratike perëndimore. Dorën në zemër as partitë në pushtet dhe ato opozitare nuk po lodhen ta maskojnë këtë mbështetje.

Ky çast do të duhej të shërbente si këndellje e Brukselit dhe Washingtonit se cila është Serbia e vërtetë dhe se e ka farsë rreshtimin me vlerat perëndimore.

Gjithashtu, pesë shtetet e BE-së të cilat kanë pasur dilema për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tash do të duhej t’i heqnin ato.

Duke e mbajtur ambiguitetin e statusit të Serbisë në Kosovë, këto shtete e rrezikojnë rajonin, duke i lënë një derë të hapur Rusisë që të ndikojë.

Me njohjen e Kosovës, dhe anëtarësimin e saj në NATO, kompletohet platoja e sigurisë në rajon dhe izolohet aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan.

Të këshilluara

Rusi -Ukrahinë, a është e pashmangshme lufta

Në zemër të krizës në Ukrainë qëndron një pyetje themelore në lidhje me natyrën e historisë dhe natyrën e njerëzimit: a është i mundur ndryshimi? A mund të ndry...

12:12

Basha, shakaxhiu i vettingut

Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit për komisionet e vettingut, fiks me të njëjtën mënyrë siç kundërsharët e tij e akuzojnë se merr rrys...

11:22

Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërt...

16:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI