Flash

Inceneratorët/ Rama ironizon: Ju gënjen aritmetika juaj, nga buxheti deri tani janë paguar 55.3 mln euro

Lapsi.al 23 February 2022
Inceneratorët/ Rama ironizon: Ju gënjen aritmetika juaj, nga buxheti

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve sqaroi se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 milionë euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit. Kryqeveritari nuk i ka kursyer notat e ironisë teksa ka thënë se nuk e kupton aritmetikën se nga i nxjerrin 430 mln euro dhe mbi çfarë dokumenti bazohen.

"Eurot e paguara nga bushti i shtetit janë fantazi e juaja, buxheti ka paguar 30.6 mln euro per Elbasanin 24.7 per Fierin, unë nuk jam i mirë në aritmetiket pro nuk ua kam besën tuaj dhe bëjnë  tuja dhe bëjnë 55.3 mln euro. Se ku i gjeni 430 do na i tregoni rrugës. Ma jepni një dokument ku e thotë?", tha Rama

Ai u shpreh se deri në vitin 2047 shkojnë 360 milionë euro.

"Këto janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Natyrisht që paguhet për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Bëhet edhe pa pagesë por bëhet si në sharrë, si në Porto Romano, bëhet edhe pa pagesë për bëhet si në Elbasan e si në Fieri, ku  digjeshin rrugëve plehrat. Problemi ynë është tek raporti që kemi me plehrat. Këto janë pagesa z. Tabaku për ton, për kompaninë. Nuk janë pagesa për aferë. Janë pagesa për një shërbim që është ekselent, mjafton të shkoni në sharrë që mund të shkoni bashkë me fëmijët", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI