Flash

Çështja e inceneratorëve/ Rama mbërrin në Komisionin Hetimor, fillon dëshminë

Lapsi.al 23 February 2022
Çështja e inceneratorëve/ Rama mbërrin në Komisionin

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryeministri është politikani i fundit që dëshmon në këtë komision hetimor. Kryeqeveritari kërkoi që komisioni të respektonte ligjin dhe theksoi se komisioni nuk është aty për të zbuluar afera korruptive. Për ish-ministrin e arrestuar Lefter Koka, Rama tha se e njeh vetëm si ministër dhe jo si përfitues i ndonjë afere korruptive.

“Në ligjin për komisione hetimore kam lexuar, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës. Në asnjë rast nuk mund të ofendojë personat e thirrur për të dëshmuar. kjo është përsëritur shumë shpesh. Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t’ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam  dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni. Nuk kam ardhur këtu për të zbardhur ndonjë afere, afera është në opinionin tuaj. Këtu jeni anëtar të komisionit që kanë thirrur si dëshmitar. Opinionet tuaja i jepni në raport. Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe unë Lefter Kokën e njoh si ministër jo si pronar apo përfitues.”-tha Rama.

Përpara komisionit deri tani ka dëshmuar emra të njohur nga radhët e socialistëve si ministrja Belinda Balluku, ministri Arben Ahmetaj, ish-ministri Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi.

Po ashtu dëshmi para komisionin ka dhënë edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja si dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Të këshilluara

Kapet me armë në Tiranë një 24-vjeçar

Një 24-vjeçar është arrestuar në tiranë, pais qartkullonte me armë zjarri me vete. Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se ëshë vënë në pranga Enea Caname...

08:49

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI