Flash

Albana Vokshi kërkon transparencë për projektet e ndërmarra nga qeveria: Mbi 1000 shtëpi janë shembur

Lapsi.al 23 February 2022
Albana Vokshi kërkon transparencë për projektet e ndërmarra
Deputetja Albana Vokshi ka reagur sot në rrjetet sociale në lidhje me projektet që është duke ndërmarrë aktualisht qeveria, e të cilat kanë sjellë për pasojë shembjen e disa mijëra banesave. Vokshi tregon se së bashku me deputetin, Flamur Noka, kanë dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për interperlancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun. Kjo kërkesë bëhet me qëllim qartësimin e këtyre projekteve dhe të shkeljeve që janë bërë, në dëm të mijëra qytetarëve të mbetur pa një banesë. "Së bashku me Flamur Noka kemi dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për interpelancë ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Belinda Balluku, në lidhje me projektet në zonat e 5 majit, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit.

Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale", shkruan Vokshi.

Të këshilluara

Kapet me armë në Tiranë një 24-vjeçar

Një 24-vjeçar është arrestuar në tiranë, pais qartkullonte me armë zjarri me vete. Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se ëshë vënë në pranga Enea Caname...

08:49

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI