Flash

“Ma ka dhënë certifikatën vetë Rama në dorë”/ Flet banori i “5 Majit”: Me një VKM të merret jeta

Lapsi.al 22 February 2022
“Ma ka dhënë certifikatën vetë Rama në

Dorian Nikolli, një prej pronarëve të banesave që u prish këtë të martë nga IKMT në zonën e “5 Majit”, rrëfen se edhe pse është i pajisur me të gjitha dokumentet dhe sërish me një VKM shtëpia e tij do të shembet. Nikolli tregon se certifikatën e pronësisë ia ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama në dorë dhe nuk është zaptues.

“Ka 30 vite, 1 vjeç kam ardhur këtu. Jam rritur këtum me certifikatë, me të gjitha dokumentet. Vjen me një VKM ai të prish shtëpinë, me një VKM të merr jetën. Me një VKM ai mund të bëjë çdo gjë, mund të varë. Ma ka dhënë Edi Rama vetë në dorë, e kam me video duke e dhënë kështu certifikatën vetë personalisht dhe tani vjen ma prish dhe certifikatë toke. Kur i shpërndante tek Pallati i Kulturës nga këto dhe ja çfarë po ndodh, krim, luftë. Kjo është luftë. Më mirë të bjerë bomba këtu dhe të vdesim se këto që po ndodhin, 30 vite vuajtje. Shtëpia 3 katëshe dhe 1 katëshe, kjo që po prishet. Pa fund para kam hedhur aty, lekët e jetës sime i kam hedhur aty. Ja çfarë po bën shteti, të jep bonus qiraje 180 mijë lekë, të vijë ai të ma gjejë. Ai shkruan në kontratë akt dhurimi, ku ekziston. Unë ia dhuroj vëllait tim, jo bashkisë”, tha Dorian Nikolli.

Ndërkohë të 12 banesat e planifikuara për t'u shembur këtë të martë, janë rrafshuar nga fadromat e IKMT-së. Gjithçka ka mbetur nga shtëpitë janë rrënojat dhe mjerimi i banorëve që dikur jetonin aty.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI