Flash

Gledis Nano flet nga Vlora për shtëpitë e drogës: Problem laboratorët e drogës me llampa

Lapsi.al 22 February 2022
Gledis Nano flet nga Vlora për shtëpitë e drogës: Problem

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte në fshatin Kote të Vlorës nga ku foli për fenomenin e “shtëpive të barit” në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Nano tha se problem vijojnë të jenë laboratorët e drogës me llampa duke hedhuar akuza se as punonjësit e OSHEE nuk po punojnë në parandalimin e këtij fenomeni. Nano u shpreh se OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë gjë ndërsa theksoi se ata që shpërdorojnë detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Ai shtoi se kontrollet e territorit do të vazhdojnë me dronë dhe helikopter.

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llamba dhe Oshee nuk ka asnjë raport për këtë.  Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës”, u shpreh Nano.

Nano tha gjithashtu se testi i drogës për efektivët e policisë do të vijojë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI