Flash

Njohja e pavarësisë për rajonet separatiste, Putin i hap rrugë pushtimit të Ukrainës

Lapsi.al 21 February 2022
Njohja e pavarësisë për rajonet separatiste, Putin i hap

Për rreth 60 minuta presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq në tv me regji qëndrore për të argumentuar vendimin e tij të njohjes së rajoneve separatiste në Ukrainën lindore si të pavarura. Bëhet fjalë për Luhanskun dhe Donetskun, të cilat prej 8 vitesh qëndrojnë të okupuara nga ushtria ruse.

Me njohjen e këtyre territoreve të pushtuara, Vladimir Putin i hap rrugën një pushtimi më të gjerë ushtarak të Ukrainës. Ai tha se Ukraina lindrore ka qenë pjesë e Rusisë historikisht. Të pranishëm në Kremlin ishin edhe dy udhëheqësit e caktuar nga Putin të Donetskut dhe Luhanskut. Ata nënshkruan së bashku një dokument për njohjen që natyrisht e konteston bota mbarë përvec shteteve satelitë të Rusisë.

Këtë shfaqje që praktikisht do të thotë luftë e hapur ndaj Ukrainës, Putin e shfrytëzoi edhe për të kritikuar ish-udhëheqësin komunist të Rusisë, Vladimir Lenin, duke thënë se ai e disavantazhoi Rusinë duke qenë arkitekt i Ukrainës.  Për këtë të fundit Putin tha se nuk ka pasur kurrë një traditë shtetërore. 

“Rusia u grabit kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991,” tha Putin duke e quajtur shembjen e BS si një katastrofë gjeopolitike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI