Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Moti i keq ndryshon planet e udhëtimit, porti i Durrësit tregon ndryshimin e orareve

Lapsi.al 21 February 2022
Moti i keq ndryshon planet e udhëtimit, porti i Durrësit tregon

Porti i Durrësit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, nisur nga situata e motit të keq. Autoriteti Portual bën me dije se udhëtimet me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, do të bëhen në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

"Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhët në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit", shkruhet në njoftimin për udhëtarët.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI