Flash

Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Lapsi.al 21 February 2022
Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten
Ambasadorja amerikane ka vënë bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë guxuar gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim vendosi ta testojë popullaritetin e politikave që SHBA ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit. Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga “Non Grata” ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të gjashtë emrave të propozuar nga “Shtëpia e Lirisë”. Më kot ambasadorja u rek ta korigjonte më pas mesazhin fillestar, duke pretenduar se “Non Grata” nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre të tjerë. Cicërima e saj e parë qe e qartë: aty flitej për personazhe që kanë kryer sipas shtetit të saj “Korrupsion domethënës”.   Kur përmendi kandidatët e sponsorizuar të këtyre zgjedhjeve, askush nuk imagjinoi se padroni i tyre mund të qe Adriatik Llalla, i cili është arratisur në Itali për strehim politik, madke as Tom Doshi, i cili, formalisht nuk merr pjesë në këto zgjedhje.  Lexo me tej:

U përfol se i drejtohej Berishës me mesazhin e saj të koduar, reagon Yuri Kim

E vetmja dilemë mund të ngrihet, nëse deklarata e Kim ishte për Vangjush Dakon, që po drejton fushatën e PS-së në Durrës. Por, as kjo hipotezë nuk qëndron. Ish kryebashkiaku i listës së zezë amerikane luajti fiks të njëtin rol edhe para 25 prillit, kur mori në duar drejtimin e skuadrës së PS në këtë qark. Por, atëhere, Yuri Kim nuk pipëtiu, as për sponsorizimin në favor të kandidatit për deputet Edi Rama, as për të singjajshmit e tij Ilir Nrdaxhi, Jurgis Çyrbja, Lefter Koka apo Rahman Rahja.  Pra, duhet të jesh idiot që të mos e kuptosh se znj. Kim mori qëndrim vetëm kundër kandidatëve që mbështet, non grata i katërt: Sali Berisha. Dhe kjo është një sjelle konstante. Ajo ka ndërhyrë në mënyrë brutale në garën e brendëshme në PD-duke marrë anën e Lulzim Bashës.  Edhe kur lëshoi të famshmen “do hani bar” edhe kur botoi foto me kopertinën e romanit të Heminguejit: “Për kë bien këmbanat”, në kulmin e shpërthimit të foltoreve të Berishës edhe kur deklaroi: "nuk do kemi mardhënie, me një parti të drejtuar prej tij" (ndryshe nga ambasadori i BE), fiks në momentin e dorëzimit të 4800 nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen nga poshtë të kuvendit edhe kur porositi intervistë në Top Channel, menjëherë pas mbrojtjes që i bëri Richard Grenell Berishës, ajo është bërë pjesë e lojës brenda një force politike, në shkelje flagrante të konventës së Vienës.  Yuri Kim futet në luftën mes dy PD-ve duke goditur Berishën: “Ne njohim Bashën” E gjithë kjo trajektore nuk ka kaluar pa pasoja. Që kur ndoqi urdhërat amerikanë Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që qe para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit (shiko këtu). Por, me surprizuesja qe një tjetër anketë e emisionit Barometër në Euronews, e cila tregonte se preferencat e shqiptarëve për SHBA-në qenë sa gjysma e atyre për BE-në (shiko këtu).   Pavarësisht nga këto sinjale Yuri Kim ka vendosur të përveshë mëngët duke u bërë pjesë në fushatë.  Në këtë moment kur pothuajse të gjithë e dinë se përçarja e PD-së do të nxjerrë fitues Edi Ramën, gara reale e 6 marsit është ajo që do të tregojë se kush e mban flamurin e shumicës së opozitës. Çështja Berisha/ Soreca turbullon ujrat, me qëndrim ndryshe nga Yuri Kim Investimi i ambasadores amerikane po shkon në këtë drejtim. Ajo po kërkon me ç’do kusht të pompojë kandidatët e dalë nga zyrat e vulës duke ulur ata që idhtarët e foltores kanë përzgjedhur me votën e tyre. Ky është basti që Yuri Kim ka vënë për të mbështetur “zotin Luli Basha”. Në këtë mënyrë, ajo ka marrë përsipër riskun që përmes tij të testojë edhe përkrahjen për politikat e Ushingtonit në zgjedhjet e pjeshme lokale. Dhe duke qenë se në këtë garë do të votojnë afro 1/5 e zgjedhësve të të gjithë vendit, ajo duhet falenderuar, pasi në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi.  ©Lapsi.al   

Të këshilluara

Rusi -Ukrahinë, a është e pashmangshme lufta

Në zemër të krizës në Ukrainë qëndron një pyetje themelore në lidhje me natyrën e historisë dhe natyrën e njerëzimit: a është i mundur ndryshimi? A mund të ndry...

12:12

Basha, shakaxhiu i vettingut

Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit për komisionet e vettingut, fiks me të njëjtën mënyrë siç kundërsharët e tij e akuzojnë se merr rrys...

11:22

Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërt...

16:51

Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” j...

18:09

As Basha, as Berisha

Lufta Civile në Partinë Demokratike në Shqipëri tash po futet në fazën e saj më të rrezikshme, atë të ndarjes definitive të këtij subjekti, për t’i hapur rrugë ...

13:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI