Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Afera e inceneratorëve/ Tabaku pas takimit me Krajën në SPAK: Sot pyetet Ahmetaj, Balluku, Sako

Lapsi.al 21 February 2022
Afera e inceneratorëve/ Tabaku pas takimit me Krajën në SPAK: Sot

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Incineratorët, Jorida Tabaku këtë të hënë, ka zhvilluar një takim me kryetarin e SPAK, Arben Kraja. Tabaku u paraqit në SPAK për çështjen e inceneratorëve dhe për t'u informuar deri në çfarë pike kanë arritur hetimet. Pas daljes nga takimi, Tabaku bëri të qartë për gazetarët se do t’i paraqesë raportin përfundimtar SPAK, si dhe do të jetë në mbështetje të tij.

"Komisioni Hetimor është në 5 ditët e tij të fundit. Sot ne fillojmë dëshmitë me një grup dëshmitarësh politikë duke filluar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, e më pas Balluku, Ahmetaj, ish-ministri Shëkëlqim Cani dhe besoj që jemi drejt fundit të hetimeve. E siguruam drejtuesin e SPAK për të gjithë angazhimin tonë, që t'i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund për t'i vendosur të gjithë dokumentacionin në dispozicion që Komisioni Hetimor do të ketë, por njëkohësisht dhe raportin përfundimtar. Puna e Komisionit Hetimor është në mbështetje të SPAK. Secili ka përgjegjësi ligjore, ne do të bëjmë atë për të cilën Parlamenti na ka mandatuar. Të tjerat duhet t'i luajë SPAK.", tha Tabaku.

Takimi i Tabakut me Krajën vjen pak ditë pasi në SPAK u paraqitën dhe u morën në pyetje për inceneratorët: kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanive fituese të koncensionit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim, akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI