Flash

Vijojnë kërkimet për të zhdukurit në anijen që u dogj në Korfuz, gjendet një i mbijetuar

Lapsi.al 20 February 2022
Vijojnë kërkimet për të zhdukurit në anijen që u

Në ditën e tretë të kërkimeve për 12 të zhdukurit në anijen që shpërtheu në flakë në Korfuz, mëngjesin e kësaj të diele  është gjetur një person i gjallë, duke rritur shpresat për të mbijetuar të tjerë.

Mediat greke bëjnë me dije se një pasagjer  ne origjinë lituaneze është gjetur i gjallë në Euroferry Olympia dhe po punohet për lirimin e tij dhe nxjerrjen e sigurt nga anija.

Ndërkohë koma vijon ankthi për fatin e 11 të zhdukurve të tjerë. Anija është tërhequr në një vend të sigurt, në veri të Korfuzit.

Momentet dramatike që ata përjetuan gjatë operacionit të shpëtimit në anijen Euroferry Olympia u përshkruan më herët nga shpëtimtari që zbriti nga helikopteri Super Puma në kuvertë. Zjarrfikësi George Mitsis, kreu i EMAK-së së 5-të, kaq theksuar se ka qenë një ndër operacionet më të vështira të shpëtimit ku era toksike krijon një situatë të padurueshme.

Ndërkohë theksohet se për shkak të flakëve në anije temperaturat kalojnë 2000 gradë Celsius, që do të thotë se hekuri, fletët dhe çdo material është shkrirë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI