Flash

Korçë/ Mbanin hapur lokalet gjatë orës policore, gjobiten 4 pronarë

Lapsi.al 20 February 2022
Korçë/ Mbanin hapur lokalet gjatë orës policore, gjobiten

Policia e Korçës ka gjobitur katër subjekte për shkelje të orës policore. Sipas bluve, Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, për të monitoruar protokollet e sigurisë dhe zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar të hapur dhe duke ushtruar aktivitetin në shkelje të fashës orare, katër subjekte private.

"Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Evidentohen dhe ndëshkohen 4 subjekte në qytetin e Korçës, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e tyre në kundërshtim me Aktin Normativ.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, për të monitoruar protokollet e sigurisë dhe zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar të hapur dhe duke ushtruar aktivitetin në shkelje të fashës orare, katër subjekte private konkretisht:

Në lagjen nr. 5, Korçë, u konstatuan ambienti bar-restorant me administrator shtetasin M. K. dhe një ambient tjetër lokal me pronar shtetasin E. L.

Në lagjen nr. 4., u konstatua i hapur lokali me administrator shtetasin E. B. dhe gjithashtu në lagjen nr. 7, ambienti bar-restorant me administrator shtetasin J. L.

Ndaj subjekteve të lartpërmendura, shërbimet e policisë kanë plotësuar aktet e konstatimeve përkatëse, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7, i cili parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI