Flash

Basha ultimatum Gledis Nanos: Ke afat deri të hënën për të sjellë të dhënat e TIMS

Lapsi.al 20 February 2022
Basha ultimatum Gledis Nanos: Ke afat deri të hënën për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që t’i japë Komisionit Hetimor për Inceneratorët informacion lidhur me të dhënat e sistemit TIMS.

Jorida Tabaku tha se nuk i kanë marrë ende të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e ministrave, ndaj dhe Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat. Sipas Bashës, kanë mësuar se Nano nuk vepron pasi ka urdhër nga lart.

“I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët është bërë kërkesa. Ja bëj këtë kërkesë, nga informacionet e ardhura nga PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart, kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano i bëj thirrje që brenda ditës së hënë të japë të dhënat, se si ministër i Brendshëm, që kam kontribuar në instalimin e sistemit TIMS, e di sa e lehtë është t’i kthehet përgjigje komisionit hetimor nëse këta persona kanë udhëtuar së bashku dhe sa herë. I kujtoj Nanos se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën jo vetëm vepër penale’, tha Basha.

Sakaq, në konferencë për shtyp në selinë blu lidhur me aferën e inceneratorëve, Basha u pyet nga gazetarët edhe për zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas kreut të PD, demokratët do t’i thonë “boll më”, trekëndëshit të Bermudës, siç i referohet ai, Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Dje ishte takim i mahnitshëm në Shkodër. Do të shikoni qartë se demokratët kudo ku ndodhen pavarësisht prej masakrës së 215 prillit, pavarësisht trekëndëshit të Bermudës demokratët, por edhe qytetarët, madje edhe socialistët do të bëjnë gjithçka për t’ju kundërvënë një pakice. Boll më me trekëndëshit të Bermudës”, tha Basha. g.v/abcnews.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI