Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Zjarri në tragetin Greqi-Itali, dy persona mbeten të bllokuar

Lapsi.al 18 February 2022
Zjarri në tragetin Greqi-Itali, dy persona mbeten të bllokuar

Dy persona kanë mbetur të  bllokuar në anijen e linjës Greqi-Itali, e cila u përfshi nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm në ujërat e Korfuzit, ndërkohë 10 persona rezultojnë të zhdukur.

Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 279 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.

Një përfaqësues i tragetit thotë për mediet greke se është ende herët për të dhënë informacione përfundimtare në lidhje me situatën e të zhdukurve dhe të mbijetuarve.

“Është herët për të bërë një deklaratë. Ne përpiqemi të kryqëzojmë informacionin dhe të krahasojmë sa janë deklaruar në listën e pasagjerëve me ata që u shpëtuan. Është shpëtuar edhe skafi italian, presim numërimin dhe identifikimin në portin e Korfuzit”.

Më herët pasagjerët kanë pasur komunikime me disa televizione të ndryshme ku kanë shprehur frikën se jo të gjithë mund të kenë shpëtuar pasi kishte disa drejtues mjetesh që gjatë rrugës kanë qëndruar në kamionët e tyre në garazhe.

Si nisi zjarri

Flakët kanë shpërthyer pak pas nisjes së anijes nga porti i Igumenicës në orët e para të së premtes në Ereikousa. Alarmi ka rënë në orën 04:30 të mëngjesit dhe menjëherë ka nisur procesi i evakuimit. Pasagjerët janë larguar nga anija me varka shpëtimi. Për fat të mirë moti ishte i mirë dhe operacioni i shpëtimit ka shkuar pa probleme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve dhe vran...

07:50

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI