Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Shkon në 12 numri i të zhdukurve në anijen e linjës Greqi-Itali

Lapsi.al 18 February 2022
Shkon në 12 numri i të zhdukurve në anijen e linjës

12 pasagjerë kanë rezultuar të zhdukur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në tragetin  “Euroferry Olympia” të linjës Greqi-Itali  teksa lundronte pranë ishullit të Korfuzit, në detin Jon.

Dyshohet se 2, ose tre pasagjerë nga 12 të zhdukurit janë shtetas grekë, ndërsa dy pasagjerët e bllokuar në garazhin e tragetit, që mendohet se janë me origjinë bullgare janë në kontakt me autoritete përgjegjëse për operacionin e kërkim shpëtimit.

Deri më tani janë identifikuar 277 nga 290 pasagjerë në total, ndërsa është konfirmuar se një pasagjer është emigrant ilegal.

Mediet greke njoftojnë se 4 persona nga 290 që ishin në total në anije janë lënduar, mes tyre është dhe një foshnje 2 muajshe.

Mësohet se në portin e Korfuzit ndodhen katër autoambulanca, ndërsa spitali i ishullit është vënë në gatishmëri.

Deri më tani në spitalin e Korfuzit janë shtruar 3 persona me probleme të lehta respiratore. Njëri prej tyre kishte edhe një problem ortopedik.

Drejtori i Spitalit të Korfuzit foli më herët për televizionin shtetëror për të plagosurit: “Po presim edhe një foshnjë dy muajsh, i cili po transferohet në spital për arsye paraprake”.

Raportohet se 2 pasagjerë janë bllokuar në anije, ndërsa 10 rezultojnë të zhdukur, sipas numërimit nga ekipet e shpëtimit.

Ndërkaq, janë nisur në ndihmë dy anije te rojës bregdetare shqiptare dhe një rimorkiator. Operacioni i shpëtimit ndiqet nga grekët, ndërsa forcat tona janë duke qëndruar në distancë. Sipas përfaqësuesve të forcave të armatosura, anijet shqiptare janë në gatishmëri dhe në ndërhyrje të shpejtë.

Deri tani nuk ka qenë nevoja e ndërhyrjes. Anija është zhvendosur dhe ndodhet midis Himarës e Portopalermos.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI