Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Deklarata e fortë e Moskës zyrtare: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë

Lapsi.al 18 February 2022
Deklarata e fortë e Moskës zyrtare: Mercenarë nga Shqipëria

Një akuzë e fortë në lidhje me përfshirjen e vendit tonë në konfliktin Ukrainë-Rusi është lëshuar nga Moska zyrtare. Sipas ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Ballkani, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, një krahinë e Ukrainës e ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. Deklarata e ministrit të jashtëm është dhënë një intervistë për median ruse RT.

“Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen baza të krimit. Atje ka terroristë, trafikantë droge. Është një bazë rekrutimi për mercenarë që marrin pjesë në konflikte të nxitura nga shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, dhe vende të tjera, në mënyrë që të çekuilibrojnë Rusinë. Po i verifikojmë këto informacione tani”, tha ministri i Jashtëm rus.

Krahina e Donbasit, bashkë me atë të Luhanskut, është një prej epiqendrave të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, të nisur prej vitit 2014, kur Moska aneksoi edhe Gadishullin e Krimesë.

Kujtojmë se më herët, vendi ynë ka bërë thirrje ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Ministria e Jashtme shqiptare ka kërkuar që të ulen tensionet dhe të zgjidhet situata në mënyrë diplomatike.

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI