Flash

Spiropali i përgjigjet ashpër Bashës, kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve të vjetra të politikanëve

Lapsi.al 17 February 2022
Spiropali i përgjigjet ashpër Bashës, kërkon nga SPAK hapjen

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pati një replikë me tone të ashpra, ndaj drejtuesit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Në lidhje me akuzat që u bënë për inceneratorët, Spiropali u shpreh se ato janë të domosdoshme për pastrimin e Shqipërisë, të cilën sipas saj, qeveria e mëparshme e kishte lënë të zhytur në plehra.

Ajo kërkoi gjithashtu, që organet e drejtësisë të hapin dosjet e vjetra të politikanëve.

“Ka vetëm një arsye pse gjithçka që u tha këtu nga Basha është e pabesueshme për këdo që ka mend në kokë, sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Mungesa absolute e koherencës në ato që thotë dje, ato që bën sot, ato që do të thotë nesër, është ulëritëse. Është i njëjti njeri që javë pas jave, muaj pas muaji e ditë pas dite, që përsërit që reforma në drejtësi është e kapur nga kjo shumicë, që i ka shërbyer kësaj shumice dhe që është një vegël në duart e tyre. Është po i njëjti njeri sot që flet për hetime nga institucionet që janë krijuar përmes vullnetit politik të kësaj shumice dhe të kryeministrit Edi Rama. Për të parë si është drejtësia sot, duhet të shohim si ishte drejtësia dje. Kush e mendonte në Shqipëri që kryebashkiakë, udhëheqës politikë, ministra apo drejtues të tjerë do të viheshin në dyshim. Lulzim Basha është shembulli i gjallë se si, jo për këto afera që thotë ky e për numra që i përsërit se nga matematika nuk merr vesh, por për fakte e vjedhje ka shpëtuar vetë pikërisht për shkak të asaj drejtësie.

Ne lejuam të ngrihej komisioni për hetimin e procedurave për inceneratorët, por në fakt është për menaxhimin e mbetjeve, që ishin bërë mullar në këtë vend, sepse ju nuk keni pasur kurrë mendjen të pastronit Shqipërinë. E morëm këtë vendim për t’iu dhënë juve mundësinë, por edhe për të qenë transparencë, se ne nuk kemi gjë për të fshehur. As ju, dhe as znj. Tabaku, që është kthyer aty në prokurore, se ka merak mos e sulmojnë të sajët, deri sot ka qëndruar e heshtur, ndërsa sot ka dalë në ballë të betejës, duke shpallur njerëz fajtor. Nuk e përcaktoni ju se kush shkon në burg, shkoni e përgjigjuni për ato që keni bërë. Patjetër që ky sistem drejtësie nuk është perfekt, jep shenja se mund të intimidohet, por po ndryshon. Por në fund, përtej këtij sistemi, është edhe gjykata e pagabueshme, vota e qytetarëve, që ju nuk e keni e nuk do ta keni.

Të jeni të bindur, se pavarësisht sa komisione hetimore ngrihen, ne do të presim me shumë urtësi e mençuri derisa i fundit të marrë atë që meriton. I bëjmë thirrje SPAK, prokurorisë, gjykatave, të shohin mirë ato dosje që janë aty, t’iu heqin pluhurin. E mbani mend besoj komisionin e CEZ, etj. T’i hapë drejtësia të gjitha, deri në fund. Ky është synimi ynë, drejtësia për të gjithë”, tha Spiropali.

Të këshilluara

Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë

Kjo e enjte shënon 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008 kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovra...

08:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI