Flash

U arrestua për vënien e tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj

Lapsi.al 16 February 2022
U arrestua për vënien e tritolit në shtëpinë e Armand

36-vjeçari Arlen Hasanaj, që u arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Seanca që rezultoi me lirimin e Hasanaj-t është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në përfundim mësohet se gjykata ka pranuar provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse, e cila ndryshoi masën e sigurisë.

I riu nuk e ka pranuar asnjëherë autorësinë e krimit. Para hetuesve ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë e Dukës. Hasanaj nuk rezultonte të kishte qenë person me precedentë të mëparshme penale.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI