Flash

Tabaku publikon dokumentet dhe lëshon akuza ndaj Ahmetajt: I përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit

Lapsi.al 16 February 2022
Tabaku publikon dokumentet dhe lëshon akuza ndaj Ahmetajt: I

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku ka bërë publike këtë të mërkurë procedurat që janë ndjekur për inceneratorin duke hdhur akuza në drejtim të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në këtë aferë. Ndërsa shfaqte dokumentet, Tabaku shkruan se koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë kompanisë "Albtek Energy" me “negocim pa shpallje”, një procedurë që është në kundërshtim me ligjin.

Sipas Tabakut, komisioni për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit i ka propozuar Ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës që të hartojnë një projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negocim pa shpallje”, për shkak se kompania “Albtek Energy” kishte bërë një kërkesë të pakërkuar dhe e kishte të vështirë operimin e tij për këtë ofertë. Pas kësaj, sipas Tabakut, Koka njofton Ahmetajn, i cili ka pranuar procedurën.

 

Postimi:

1. Përfshirja e Arben Ahmetaj në aferën e Elbasanit

Procesverbali i datës 11 nëntor 2014 nga Komisioni për dhënien me Koncesion të Inceneratorit të Elbsanit tregon se kompania “Albtek Energy” ka bërë një kërkesë të pakërkuar të cilën Ministria e Mjedisit e vlerëson. Komisioni e sheh të vështirë operimin e tij për këtë ofertë ndaj i kërkon ndihmë kryeministrit për të rishikuar ai buxhetin e shtetit pasi përndryshe “nuk mund të zbatojë në kushtet e ndodhura dhe implementimi i projektit ka ndikim në buxhetin e shtetit”

Për këtë arsye Komisioni vendosi që “t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, Ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojnënjë projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negocim pa shpallje”, procedurë të cilën ligji nuk e parashikon.

Pra duket qartë që Komisioni për dhënien me Koncesion ia ka deleguar këtë kërkesë ish ministrit Lefter Koka që është në burg dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Menjëherë pasi ish ministri Koka merr informacion nga anëtarët e Komisionit për dhënien me koncesion të inceneratorëve lajmëron Ministrin Ahmetaj. Ky i fundit, brenda 2 ditësh i përgjigjet në shkresën e datës 14/11/2014 (duke presupozuar që ka lexuar ofertën, vlerësimin dhe ligjin) qëështë “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje”, duke pranuar një procedurë qëështë në kundërshim me ligjin

Ndërkohë që ministri i asaj kohe, Gjiknuri, i përgjigjet po zotit Koka në shkresën e datës 17/11/2014 se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor” duke i dhënë gjithashtu dakordësinë për procedurën e “negocimit pa shpallje” për koncesionin/PPP të fituar nga Albtek Energy.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites territori ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje në vend. Parash...

07:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI