Flash

Meta dekreton gjyqtaren Arbena Ahmeti në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 16 February 2022
Meta dekreton gjyqtaren Arbena Ahmeti në Gjykatën e Lartë

Gjyqtarja Arbena Ahmeti është dekretuar nga presidenti Meta për në Gjykatën e Lartë. Në relacionin që shoqëron dekretin, Meta shprehet se me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

“Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve”, thekson Meta.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 10 shkurt 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zonjës Arbena Ahmeti si anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur për kandidim që prej datës 26.2.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së, dhe sot përmes Dekretit nr. 13477, datë 16.02.2022, ka vendosur që:

  • Zonja Arbena Ahmeti emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve", shkruhet në njoftimin e dekretit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites territori ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje në vend. Parash...

07:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI