Flash

Kavajë/ Shpërndanin lëndë narkotike në lokal, arrestohen pronari dhe kamerieri

Lapsi.al 16 February 2022
Kavajë/ Shpërndanin lëndë narkotike në lokal,

Arrestohen nga policia në Kavajë pronari i një lokali dhe kamerieri i tij.

17-vjeçari me iniciale A.Sh, i cili punonte si kamerier është kapur duke i shitur lëndë narkotike një klienti në ambientet e lokalit.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

“Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge dhe lotari të palejuara.  Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe kamerieri, procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij, për përdorim droge dhe për lojëra fati, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– G. C., 30 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”; 

– A. Sh., 17 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi M. B. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në lokalin në pronësi të shtetasit  G. C., shtetasi A. Sh., i punësuar si kamerier, i ka shitur një sasi lënde narkotike shtetasit M. B.   

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në aparatit celular të shtetasit A. Sh. u gjetën programe për lojëra fati.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI