Flash

Europol godet grupin shqiptar të kokainës, 45 të arrestuar në Spanjë dhe Belgjikë

Lapsi.al 15 February 2022
Europol godet grupin shqiptar të kokainës, 45 të arrestuar

Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) tha se në një operacion të përbashkët kundër trafikantëve të drogës, janë arrestuar 45 persona. Europol tha se ky operacion ishte “goditje nga kriminelëve shqipfolës që kanë vërshuar Evropën me kokainë”.

Ky operacion i madh, që është zhvilluar kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë, vlerësohet të jetë në kuadër të operacioneve të gjera kundër importit në sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine.

“Një operacion ndërkombëtar, me përfshirjen e autoriteteve të sundimit të rendit dhe ligjit në shtatë shtete, ka rezultuar me shpartallimin e njërit prej rrjeteve të trafikimit shqipfolës, më aktiv në Evropë. Sot, Eurojust dhe Europol mbështetën aksionet në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë të cilave u bastisën mbi 80 lokacione dhe 45 të dyshuar u arrestuan”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie të Bashkimit Evropian që e ka selinë në Hagë të Holandës.

Dyshohet se të arrestuarit kishin importuar kokainë nga Amerika Latine në disa vende në Evropë, duke organizuar transportin e drogës përmes avionëve, anijeve, makinave e kamionëve, dhe kanë udhëhequr tregun e shitjes.

Spanja dhe shtetet e tjera të BE-së, sipas Europol-it, janë përdorur si vende për të fshehur aktivitetin e tyre.

Europol tha se “ky rrjet kriminal i nivelit të lartë ka themeluar një sërë ndërmarrjes në shtete të ndryshme për të pastruar paratë, përfshirë edhe në Kroaci dhe Spanjë. Pjesëtarët e këtij grupi shpesh kanë udhëtuar në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi për të aranzhuar bizneset e tyre ilegale, duke përdorur komunikim të koduar për të koordinuar aktivitetet e tyre”.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë 600 oficerë nga Belgjika, Spanja, Kroacia, Gjermania, Italia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka angazhuar zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Operacioni ka nisur më 2018 dhe është një prej më të mëdhenjve që e kanë mbështetur Europol dhe Eurojust. /REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI