Flash

40-vjeçari në Sarandë kapet me granatë shpërthyese dhe lëndë narkotike

Lapsi.al 12 February 2022
40-vjeçari në Sarandë kapet me granatë shpërthyese

Policia e Sarandës ka kapur një 40-vjeçar që dyshohet se do të mbillte rrënjë kanabisi. Në ambientet e brerndshme të shtëpisë, u gjetën, fara kanabisi, radio marrëse e policisë dhe një granatë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar  H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit  në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI